Një raport i fundit tregon se, emigrantët që punojnë në Evropë kanë dërguar në vendet e tyre 109.4 miliardë dollarë gjatë vitit 2014, duke ndihmuar rreth 150 milionë njerëz rreth botës.
 
Studimi i International Fund for Agricultural Development (IFAD) tregon se, 2/3 e parave shkojnë në vendet e zhvilluara, shumica në Azi dhe Afrikë. Kurse 1/3 dërgohet nga Rusia dhe vendet e Evropës Perëndimore në vendet e Evropës Lindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Vendi ynë merr nga Italia rreth 30% të totalit të remitancave nga e gjithë Evropa.
 
Brenda vendeve të BE-së, emigrantët kanë dërguar në vendet e tyre 63.7 miliardë dollarë, aq sa është edhe i gjithë fondi i ndihmës në union. Studimi, i cili bazohet tek të dhënat e Bankës Botërore, thotë se Rusia është “dërguesja” kryesore.
 
Emigrantët që punojnë në Rusi kanë dërguar në vendet e tyre gjatë vitit 2014 rreth 20.6 miliardë dollarë. Më pas vijnë emigrantët nga Britani, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja. Vendet kryesore përfituese janë Ukraina, Polonia dhe Rumania.

Raporti

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)