Rusia furnizon Serbinë me armatim
vjen menjëherë përgjigja e Kroacisë
Pasi Serbia mori nga “Rusia mëmë” një set avionësh MIG 39, është Kroacia që do të marrë skuadron helikopterësh nga SHBA, duke parashikuar marrjen më vonë dhe të një skuadrilje me avionë supersonikë; një zhvillim ky që pasqyron qartë rivalitetin strategjik që ndodh në zemër të Ballkanit mes NATO-s dhe Rusisë.
Pasi Serbia mori nga “Rusia mëmë”
një set avionësh MIG 39, është Kroacia që do të marrë skuadron helikopterësh nga SHBA, duke parashikuar marrjen më vonë dhe të një skuadrilje me avionë supersonikë; një zhvillim ky që pasqyron qartë rivalitetin strategjik që ndodh në zemër të Ballkanit mes NATO-s dhe Rusisë.
Por presidentja kroate,
Kolinda Grabar Kitaroviç, tha se Kroacia nuk është në garë armatimi me Serbinë.
Ajo madje, në një intervistë për Vecernji List, e ka përligjur furnizimin e Serbisë me MIG-ët rusë.
“
Nuk e shoh si garë në armatim mes serbëve dhe kroatëve; ndërkaq, blerjen e MiG-29 e shohim si një nevojë legjitime për Serbinë për të siguruar mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore. Dhe qëllimi i Kroacisë është që furnizimi i ushtarak i saj të udhëhiqet nga nevojat e veta ushtarake. Kështu, blerja e teknologjisë ushtarake perëndimore nga Shtetet e Bashkuara nuk është e drejtuar kundër Serbisë, por është e drejtuar kundër çdo lloj kërcënimi nga i cili mund të rrezikohet Kroacia dhe territori kroat. Kurse sa për kërcënimin nga terrorizmi, ne mund të jemi aleatë me Serbinë”, tha presidentja kroate.
Por fakti që lajmi i blerjes së helikopterëve ushtarakë amerikanë nga ana e Kroacisë, vjen pas lajmit se Serbia do të marrë gjashtë avionë MiG-29, sikur e përçon mesazhin e rivalitetit mes dy vendeve; por që Grabar Kitaroviç nuk preferon ta sheh si të tillë, pra si garë armatimi.
“Unë besoj se ne do të forcojmë bashkëpunimin me SHBA-të dhe për shkak të faktit se Forcat tona të Armatosura duhet të vazhdojnë të posedojnë teknologjinë ushtarake perëndimore. Vendimin për blerjen e avionëve supersonikë ushtarakë e kemi shtyrë deri në fund të vitit 2017, për shkak se na duhet kohë ër të marrë një vendim racional. Ndërsa kemi vendosur për marrjen helikopterëve”, tha Grabar Kitaroviç për Vecernji List.
Ndryshe nga Kosova, apo dhe Bosnja, Kroacia vazhdon t’i tregojë dhëmbët Serbisë, deri atje sa si vend i BE-së dikton kushte ndaj Beogradit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.3%
-
Më keq
44.5%
-
Njësoj
17.2%
Vota total: 3339
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Kokaina rozë’, droga e të pasurve që po çmend dhe helmon rininë e Napolit! Hetuesit dyshojnë se pas saj qëndron ‘Camorra’, efektet dhe pasojat
4 Gusht, 13:53
-
Zgjedhjet e Himarës deri në orën 13:00, pjesëmarrja shkon në 25,35%, kanë votuar 4839 qytetarë
4 Gusht, 13:40
-
Linjat ajrore pezullojnë fluturimet në Izrael dhe Liban
4 Gusht, 13:36
-
Himara zgjedhi sot kryetarin, 'jashtë' qytetarët me ID të skaduar! Tavo: Askush s'është mbi ligjin! Gjikuria: Vjet u lanë, llogarisin numrat
4 Gusht, 13:33
-
Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, KQZ: Deri në orën 12:00 pjesëmarrja është rreth 22,68%, kanë votuar 5135 qytetarë
4 Gusht, 13:03
-
Zgjedhjet në Himarë, në një QV persona të pa autorizuar mbanin shënim votuesit! Celibashi tregon se kur mbyllet numërimi
4 Gusht, 13:03
-
8 projektet e reja me kulla deri në 65-100 kate në horizontin e Tiranës
4 Gusht, 12:57
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ e pranon: 6 mijë votues me ID të skaduara! Janë nga Himara apo të ardhur nga Greqia? Ja si përgjigjet Celibashi
4 Gusht, 12:43
-
Shkodër, i moshuari humbet kontrollin e motorit dhe del nga rruga, përfundon i plagosur në spital
4 Gusht, 12:36
-
U skualifikua nga Lojërat Olimpike, Luiza Gega: Ndjehem totalisht e dështuar, por u përpoqa fort
4 Gusht, 12:36
-
Sonte nata e madhe e boksit në Lezhë, vëllezërit Bakaj grushtojnë për tituj: Është momenti që kemi ëndërruar
4 Gusht, 12:22
-
Riaktivizohet për herë të pestë vullkani Etna, reja shkon në 10 kilometra lartësi, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Katanias
4 Gusht, 12:19