Rusia konfirmon kontaktin me
këshilltarin e Trump në 2016-ën
Qeveria ruse ka konfirmuar se është kontaktuar nga një këshilltar i Donald Trumpit rreth një projekti të pasurive të patundshme në Moskë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, tha të mërkurën se ai ka marrë një email nga avokati personal i zotit Trump, Michael Cohen, lidhur me ringjalljen e një projekti për ndërtimin e një Kulle Trump në Moskë.
Qeveria ruse ka konfirmuar se është kontaktuar nga një këshilltar i Donald Trumpit rreth një projekti të pasurive të patundshme në Moskë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, tha të mërkurën se ai ka marrë një email nga avokati personal i zotit Trump, Michael Cohen, lidhur me ringjalljen e një projekti për ndërtimin e një Kulle Trump në Moskë.
"Unë mund të konfirmoj se kam marrë një email nga z. Michael Cohen. Kjo vërtetë ka ndodhur" tha Peskov në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Moskë.
Peskov tha se nuk i është përgjigjur emailit sepse nuk ishte i lidhur me punën e tij si zëdhënës dhe as nuk e ka diskutuar këtë çështje me Putinin.
Michael Cohen tha në një deklaratë në Komisionin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, se kompania e zoti Trump kërkoi të ringjallte projektin e ndërtimit në Moskë. Sipas dokumenteve të dorëzuara në Kongres të hënën, kërkesa për ndihmë u bë përmes një emaili që zoti Cohen i dërgoi zotit Peskov në janar të vitit 2016.
"Meqë ky projekt është shumë i rëndësishëm, unë po kërkoj ndihmën tuaj. Kërkoj që dikush me respekt, mundësisht ju, të më kontaktoj në mënyrë që të mund të diskutoj rreth hollësive, si dhe të organizoj takime me individët e duhur", shkruante zoti Cohen.
Michael Cohen thoshte se projekti ishte braktisur për arsye të ndryshme.
Emaili i zotit Cohen përfaqëson shembullin më të drejtpërdrejtë të komunikimit të një ndihmësi të nivelit të lartë të zotit Trump me një zyrtar të lartë të qeverisë ruse. Kontakti midis bashkëpunëtorëve të zotit Trump dhe zyrtarëve rusë ka qenë në qendër të disa hetimeve mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Organzata Trump, një kompani me shtrirje globale pronar i së cilës është zoti Trump, lëshoi një deklaratë të hënën në lidhje me këtë çështje.
"Të jemi të qartë se Organizata Trump kurrë nuk ka patur asnjë pronë të patundshme ose interes në Rusi", thuhet në deklaratë. Trump, megjithatë, dy vjet më parë ka nënshkruar një "letër pa fuqi ligjore mbi synimet" e kompanisë për projektin e propozuar./ VOA
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.6%
-
Të gabuar
28.1%
-
Nuk e di
12.2%
Vota total: 2089
Lajme të tjera
-
Të shtënat me armë pas një sherri në Rrëshen, objektivi nipi i Kastrot Reçit! I ekzekutuar në 2020-n
26 Mars, 20:55
-
Të paktën 29 emigrantë afrikanë mbyten në Mesdhe pasi dy varka u fundosën pranë Tunizisë! Vetëm në 4 ditët e fundit 5 varka të mbytura, 80 janë ndaluar
26 Mars, 20:55
-
Përplasje në degën e Rithemelimit në Krujë, sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen drejtuesi
26 Mars, 20:24
-
Qëllohet me armë makina e nipit të Kastriot Reçit në Rrëshen, ngjarja pas një sherri më një bashkëmoshatar! Pasi u qëllua bëri aksident me makinë! Në kërkim babë e bir
26 Mars, 20:13
-
Kristi bisedon me Luizin për lidhjen e Lorencit me Keisin: Penalizoi veten dhe atë, do dali të martën! Për mua ishte surprizë
26 Mars, 19:52
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars, 19:36
-
Nga miniera në treg, 83-vjeçari i palodhur nga Kukësi që 'sfidon' moshën: Me lekët e pensionit nisa biznes, do punoj sa të kem jetë
26 Mars, 19:27
-
‘Më dhemb kur Luizi ndihet keq, kam afeksion për të’, Olta bisedon me Gertin
26 Mars, 19:23
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë
26 Mars, 19:17
-
Mbretëreshat e Jeruzalemit: Disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës
26 Mars, 19:11