​Sarandë, Rama në Xarrë: Jo votë
Dules, ky nxitës konfliktesh

SARANDË-Kryetari i Partisë Socialiste ka sulmuar sot nga Xara e Sarandës kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Sipas Ramës, Dule është treguar mosmirënjohës ndaj PS dhe sot kandidon nën siglën e PD për një karrige në parlament dhe se Dule është vetëm një nxitësh konfliktesh.

Si mund ti jepni votën Vangjel Dules se nuk e kuptoj se, duhet të kalosh njëherë tek PD, se Bashkimi për të Drejtat e Njeriut lufta për të drejtat e njeriut iku me prodhimet e kalbura, mbeti vetëm Vangjeli që do karrige në parlament, e si do ia bëjnë camët tani? Vangjeli u nderua nga PS sic nuk u nderua përfaqësues i minoritetit në 27 vite, u bë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, sapo u zgjodh Shpëtim Idrizi, bashkënënkryetar ky dha dorëheqjen. Pse e përcakton ky se kush zgjidhet, e pse dha dorëheqjen, sepse nuk bashkëjeton dot me camët?
Edhe tani ky që nuk bashkëjetonte dot  se ky kishte nderimin e vet dhe ky përfaqësonte minoritetin dhe nuk më ka erdhur njëherë të kërkojë një investim, një zgjidhje për një problem të njerëzve, por vetëm për të nxitur konflikt, tani do votën nga minoriteti për Dashin e Havasë, dmth camët do të votojnë Vangjelin për të marrë dhe Dashin dhe minoritarët duhet të votojnë Dashin që të kenë Vangjelin
”, tha Rama.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi