​SHBA, dhunë në protestën e
nacionalistëve të bardhë /Foto

​SHBA, dhunë në protestën e<br />nacionalistëve të bardhë /Foto
Dhuna ka shpërthyer në Charlottesville në shtetin amerikan të Virxhinias, në prag të një marshimi të nacionalistëve të bardhë .

Një makinë ka kaluar mes protestuesve duke plagosur tre persona të cilët janë në gjendje të rëndë, dhe dhjetëra të tjerë të cilët pësuan gërvishtje, gjymtyrë të thyera etj.

Autoritet shpjegojnë se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist.

Disa mijëra persona pritet t’i bashkohen manifestimit “Bashkimi për të Drejtën”, që kundërshton planet për heqjen nga vendi të statujës së një gjenerali të Luftës Civile amerikane që ishte pro skllavërisë.

Ndërsa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për t'i mundësuar policisë të mobilizojë burimet.

Përleshjet shpërthyen mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe anti-protestuesve, që janë mbledhur gjithashtu në qytet.

Nëpërmjet një postimi, presidenti Donald Trump e dënoi dhunën duke thënë se “duhet të jemi të bashkuar”.
[gallery]23478[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë