​SHBA, gjykatësi ‘gjunjëzon’ Trump
Ja Drejtësia që aspiron Shqipëria

​SHBA, gjykatësi ‘gjunjëzon’ Trump<br />Ja Drejtësia që aspiron Shqipëria
Ndërsa në Shqipëri ka nisur një lojë force mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtësia është e reformuar dhe e pavarur, siç dëshirojmë të bëhet edhe në Shqipëri, një gjykatës gjunjëzon me një vendim të tijin edhe presidentin Donald Trump.

Gjyqtari federal i Seattle, James Robart, emëruar nga George Bush në vitin 2004, doli kundër urdhrit ekzekutiv të Trump, që pezullon përkohësisht vizat për shtetasit e shtatë vendeve kryesisht myslimane. 

Ai rrëzoi pretendimet e juristëve të administratës Trump, që thonë se shtetet e federatës nuk mund të ndërhyjnë në urdhrin ekzekutiv të Presidentit.

Nisma në fjalë e Donald Trump pezullon për 4 muaj programin e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve dhe vendos një bllokim të pakufizuar në kohë për të gjithë refugjatët sirianë dhe një pezullim prej 90 ditësh të vizave për shtetasit e Irakut, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

Lajmi për vendimin e gjyqtarit federal, që ka zëne faqet e para të mediave botërore, shpjegon më mirë se shumë analiza, se si duhet të jetë drejtësia që të gjithë aspirojmë në Shqipëri.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje