​SHBA i vendos sanksione të reja,
ja përgjigjja që vjen nga  Rusia

Rusia i është përgjigjur sanksioneve të reja të Amerikës duke i kërkuar Washingtonit të shkurtojë stafin e saj diplomatik në 455 vetë, si dhe do të sekuestrojë disa prona diplomatike të SHBA-së.

Kjo është bëre e ditur nga Ministria e Jashtme Ruse, e cila i dha afat SHBA që reduktimi i stafit diplomatik të bëhet deri më datë 1 shtatorë.

Nuk është e qartë se sa do të jetë konkretisht numri i zyrtarëve e punonjësive amerikanë që kërkohet të reduktohen, ndërsa një zyrtar në ambasadën amerikane në Moskë tha se Shtetet e Bashkuara kanë rreth 1100 vetë në personelin diplomatik në Rusi, por
kjo shifër përfshin specialistë amerikane edhe rusë.
 
Sanksionet e reja të SHBA kanë të bëjnë me aneksimin e Rusisë në vitin 2014 të Krimesë dhe ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet e presidencial enë vitin 2016.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë