​SHBA, Irma bie në kategorinë 4
por rreziku ende mbetet i lartë

​SHBA, Irma bie në kategorinë 4<br />por rreziku ende mbetet i lartë
Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se Irma “po lëviz përmes pjesës juglindore të Bahamasit si një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme e kategorisë 4".
 
Të premten herët në mëngjes, fuqia e stuhisë u ul në 4 prej kategorisë 5. Parashikuesit e motit thonë "se luhatjet në intensitet janë të mundshme gjatë dy ditëve të ardhshme, por Irma do të vazhdojë të mbetet një stuhi e një kategorie të fuqishme".
 
Stuhia po lëviz me një shpejtësi erërash prej 250 kilometrash në orë, shpejtësi që mbetet e qëndrueshme.
 
Sipas Qendrës së Uraganeve pasojat e stuhisë Irma do të ndihen të premten në pjesën veri-perëndimore të Bahamasit dhe të shtunën në pjesën jugore të Floridës.
 
Kjo qendër ka lëshuar paralajmërime për Floridën e Jugut dhe “Florida Keys”, një varg ishujsh tropikalë që shtrihen rreth 120 milje larg pjesës jugore të shtetit amerikan të Floridës.
 
Të enjten, më shumë se gjysëm milioni njerëz u urdhëruan të largohen nga Florida e Jugut ndërsa uragani po afrohet.
 
Guvernatori i Floridës Rick Scott tha se shqetësimi më i madh është mungesa e benzinës. Policia do të shoqërojë kamionët e karburantit drejt Floridës ndërsa ata do të bëjnë dërgesa në stacionet e benzinës.
 
Zoti Scott tha se premten do të shpërndahen të gjithë 7,000 anëtarët e Gardës Kombëtare të Floridës si dhe mijëra punonjës të energjisë, që do të qëndrojnë në gatshmëri të ndërhyjnë kur është e nevojshme./VOA
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza