​SHBA, Johnson: Përfshirja ruse
në zgjedhje nuk ndikoi rezultatet

​SHBA, Johnson: Përfshirja ruse<br />në zgjedhje nuk ndikoi rezultatet
SHBA- Zyrtarë amerikanë thanë për ligjvënësit se se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016, me synimin për të ndihmuar presidentin Trump, por nuk ka prova se nga ndërhyrja u bë i mundur ndryshimi I rezultateve.

Ish-shefi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Jeh Johnson, u shpreh gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, se hakerimi rus i dokumentave në kompjuterat e Partisë Demokratike në Uashington dhe përpjekjet për të depërtuar në të dhënat shtetërore mbi zgjedhjet, tejkaluan në mënyrë domëthënëse përpjekjet në të shkuarën të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, shkruan Zëri i Amerikës.

"Në 2016 qeveria ruse, në drejtimin e vetë Vladimir Putinit, orkestroi sulme kibernetike ndaj vendit tonë me qëllimin për të ndikuar procesin zgjedhor, është kaq e qartë dhe e thjeshtë", tha Johnson gjatë seancës dëgjimore.

Gjithashtu Johnson paralajmëroi se sulmet kibernetike kundër zgjedhjeve amerikane mund të përkeqësohen në vitet në vijim.

Ai i bëri thirrje shefit aktual të agjensisë për sigurinë kombëtare John Kelly “të garantojë sigurinë e zgjedhjeve” një nga dy përparësitë kryesore, së bashku me prëpjekjet kundër terrorizmit.

Hillary Clinton fajësoi publikimin e email-eve si një prej arsyeve për humbjen e saj të papritur përballë Trump, por ish shefi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare Johnson tha se nuk kishte idenë për ndikimin e tyre tek rezultati.

"Nuk kam dijeni që votat të jenë ndryshuar në një farë mënyre", u shpreh ai ndërkohë që shtoi se nuk ishte në dijeni, nëse Trump apo ndihmësit e tij kanë bashkëpunuar rusët për ta ndihmuar atë të fitojë zgjedhjet.

Në muajin maj presidenti rus, Putin hodhi poshtë përfshirjen e rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, por ai u shpreh se disa e bëjnë qëllimish, duke organizuar një sërë sulmesh në mënyrë që Rusia të shihet si organizatore e tyre.

Gjithashtu Putin shprehu mendimin se hakerat “patriot”(kështu u shpreh presidenti Putin, për hakerat rus), mund të kenë kryer sulm ndaj zgjedhjeve presedenciale amerikane në 2016.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset