​SHBA, Mattis firmos dërgimin
e trupave të reja në Afganistan

​SHBA, Mattis firmos dërgimin<br />e trupave të reja në Afganistan
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ka njoftuar se ka nënshkruar urdhërin për dërgimin e trupave amerikane shtesë në Afganistan.
 
Në vendin e shkatërruar nga lufta shërbejnë 11 mijë trupa amerikane dhe tashmë do të shtohen edhe trupat e tjerë që flitet se do të jenë rreth 4 mijë.
 
Mattis ka thënë se trupat shtesë do të shërbëjnë më së shumti si këshilltarë, për të garantuar efektivitetin në luftë të forcave afgane, kundër talebanëve dhe grupeve terroriste që veprojnë në Afganistan.
 
Sipas zyrtarëve amerikanë, Mattis po kërkon të dërgojë rreth 4 mijë trupa shtesë në Afganistan për të përmbushur nevojat e komandantëve në terren.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’