​SHBA, Mattis: Lufta me Korenë
e Veriut do të ishte katastrofike

​SHBA, Mattis: Lufta me Korenë<br />e Veriut do të ishte katastrofike
Gjatë mbledhjes së një komisioni në Kongresin Amerikan, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis është shprehur se, një luftë kundër Koresë së Veriut është një luftë që SHBA dhe aleatët e saj do ta fitonin, por kjo do të ishte katastrofike për popullsitë civile.

“Kjo do të ishte një luftë katastrofike, veçanërisht për njerëzit e pafajshëm, përfshirë këtu, me shumë mundësi edhe Japoninë. Ne po bëjmë gjithçka është e mundur që kjo të mos ndodhë dhe për ta zgjidhur këtë në mënyrë diplomatike”, u shpreh Mattis.

Gjithashtu Mattis theksoi se Koreja e Veriut ka grumbulluar artileri dhe raketa në kufijtë e saj.

“Koreanoveriorët kanë grumbulluar në kufij artileri dhe raketa që mund të arrijnë Seulin dhe që do të bënin me shumë mundësi dëme të tmerrshme në kryeqytetin koreanojugor para se të neutralizohen”, theksoi Sekretari amerikan I Mbrojtjes.

“Kjo është një luftë që në thelb ne nuk e duam”, u shpreh ai.

Koreja e Veriut është duke testuar sisteme raketore me rreze të gjatë që bien në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.

Ndërkombëtarët kanë dënuar këto teste të Koresë së Veriut por diktatori Kim Jong, duket se është i vendosur të krijojë një potencial raketash që shihet si kërcënim në rajonin Aziatik.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet