Në një shkrim të publikuar nga e përditshmja amerikane “Washington Post”, senatori republican John McCain ka thënë se presidenti trump është pa përvojë, i pa informuar dhe impulsiv.
 
Në këtë shkrim McCain i bënë thirjje Kongresit që të kthehet nga pushimi javën e ardhshme dhe të kryejnë punët të cilat nuk mund t’i kryejë presidenti Trump.

Gjithashtu McCain shkruan se, ne nuk jemi vartës të Trump dhe nuk i përgjigjemi atij, por popullit amerikan.
 
“Ne duhet ta respektojmë autoritetin e tij dhe obligimet kushtetuese. Ne mund të bashkëpunojmë me të. Por, nuk jemi vartësit e tij. Ne nuk i përgjigjemi atij, sepse ne i përgjigjemi popullit amerikan”
, shkruhet mes tjerash në shkrimin e  McCain të botuar në “Ëashington Post”.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com