SHBA nis sulmet ajrore ndaj ISIS
në kufirin mes Libanit dhe Sirisë
Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme ajrore për të penguar hyrjen e xhihadistëve të Shtetit Islamik që po iknin nga Libani për në Sirinë lindore. Të hënën, qindra luftëtarë të Shtetit Islamik u larguan nga rajoni kufitar mes Libanit dhe Sirisë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi dhe po përpiqeshin të shkonin në një qytet të kontrolluar nga Shteti Islamik afër kufirit Sirisë me Irakun, kur ata hasën në fuqinë ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme ajrore për të penguar hyrjen e xhihadistëve të Shtetit Islamik që po iknin nga Libani për në Sirinë lindore.
Të hënën, qindra luftëtarë të Shtetit Islamik u larguan nga rajoni kufitar mes Libanit dhe Sirisë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi dhe po përpiqeshin të shkonin në një qytet të kontrolluar nga Shteti Islamik afër kufirit Sirisë me Irakun, kur ata hasën në fuqinë ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara përmes një deklarate tha se sulmet ajrore bllokuan autokolonën e Shtetit Islamik, duke shkatërruar rrugët dhe një urë të vogël, por nuk specifikoi vendin ku ishte kryer sulmi.
"Shteti Islamik është një kërcënim global; zhvendosja e terroristëve nga një vend në tjetrin, në mënyrë që dikush tjetër të merret me ta, nuk është një zgjidhje e qëndrueshme", thuhet në deklaratë.
I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara në koalicionin kundër Shtetit Islamik, Brett McGurk në një postim në Twitter tha se "terroristët duhet të vriten në fushën e betejës" e jo të transportohen përmes Sirisë në Irak.
"Koalicioni ynë synon që këta terroristë të mos hyjnë kurrë në Irak ose të largohen nga ajo që ka mbetur nga kalifati i tyre i dobët", thuhet në postimin e tij në Twitter.
Koalicioni tha se është duke e monitoruar autokolonën në kohë reale dhe nuk do të përjashtonte sulmet e drejtpërdrejta mbi xhihadistët. Në deklaratë thuhet se kalicioni
"nuk është palë në ndonjë marrëveshje që është bërë nga Hezbollahu libanez me Shtetin Islamik ose regjimin sirian", duke vënë në dukje se çdo sulm i kryer kundër autokolonës së Shtetit Islamik do të ishte në përputhje me "ligjin e konfliktit të armatosur. " /VOA
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.5%
-
Pak
40%
-
Aspak
33.5%
Vota total: 1618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)
28 Korrik, 10:02
-
Njerëzit e tmerruar, pamjet pasi Hezbollahu lëshoi raketën në fushën e futbollit në Golan
28 Korrik, 09:59
-
Rikthehet vala e të nxehtit, javën që vjen sërish temperatura deri në 40 gradë celsius
28 Korrik, 09:49
-
Orban sërish kritikon Perëndimin
28 Korrik, 09:46
-
Nga Tajlanda në Singapor, ja ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza! Emrat e 99 shteteve
28 Korrik, 09:44
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 4144 pasagjerë, 27 sportele në funksion
28 Korrik, 09:27
-
Harris mesazh të ri për ekonominë, Trump dhe republikanët e kritikojnë për inflacionin
28 Korrik, 09:20
-
Fatos Çoçoli: Pse BE na dhuron 136 milionë euro?
28 Korrik, 09:06
-
Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit vijon, operacioni për shuarjen e flakëve nisi sërish sot! Vatër edhe në malin e Rencit
28 Korrik, 08:52
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik, 08:39
-
Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!
28 Korrik, 08:30
-
Lufta/ Ushtria Izraelite godet bazat e Hezbollahut në të gjithë Liban, e akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Golan
28 Korrik, 08:12