SHBA- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka emëruar diplomatin rus, Vladimir Voronkov, në krye të Zyrës së Kombeve të Bashkuara të luftës kundër terrorizmit.
 
Emërimi i Voronkov do të bëjë të mundur koordinimin e përpjekjeve mes agjencive të ndryshme dhe departamenteve të OKB-së, që deri më tani kanë qënë të shpërndara.
 
“Ne kemi një problem koordinimi të 38 entiteteve brenda OKB-së që merren me kundërterrorizmin. Është logjike të kemi një zyrë të veçantë me një person përgjegjës”, u shpreh Guterres gjatë një conference për shtyp.
 
Zyra kundër terrorizmit eOKB-së, u miratua më 15 qershor nga Asambleja e Përgjithshme dhe emërimi i një rusi në krye të saj forcon edhe njëherë qëndrimin rus brenda OKB-së.
 
Ky post i drejtuar nga Voronkov do të jetë në rang rëndësi të barabartë me zëvendëssekretarin  e përgjithshëm të OKB.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com