​SHBA përfshin djalin e Bin Laden
në listën e zezë të terroristëve

​SHBA përfshin djalin e Bin Laden<br />në listën e zezë të terroristëve
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë në listën e zezë të terroristëve Hamza bin Laden, djalin e ish-udhëheqësit të Al-Kaedës, Osama Bin Laden.
 
Hamzai është në mesin e personave që u është parandaluar të kryejnë transaksione me persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrimi i çdo aktiviteti i tij në SHBA është i ndaluar. Vitin e kaluar, Hamza Bin Laden kërcënoi se do të hakmerrej ndaj Shteteve të Bashkuara për vdekjen e të atit. Sipas faqeve xhihadiste online, Hamzai kishte premtuar se do të vazhdonte luftën globale kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj në një fajlim audio prej 21 minutash me titull “Ne të gjithë jemi Osama”.
 
Hamzai, i cili është rreth 25 vjeç, ishte me të atin në Afganistan gjatë sulmeve të 11 shtatorit dhe jetoi me të më pas në Pakistan. Në vitin 2015, lideri i ri i Al Kaedës, Ayman al-Zavahiri, ia prezantoi botës me një fjalim audio djalin e ish-terroristit më të kërkuar të botës Osama Bin Laden.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, makina përplaset me trafikndarësen, shoferi dhe bashkëshortja transportohen në spital

Lezhë, makina përplaset me trafikndarësen, shoferi dhe bashkëshortja transportohen në spital