Teksa Shtetet e Bashkuara po përballen me uraganin Irma, Tajvani po përgatitet për një tajfun të fuqishëm, duke paralajmëruar evakuime të shumta.

Tajfuni “Talim” pritet të arrijë në Tajvan këtë të mërkurë. Qeveria e vendit ka kërkuar evakuimin dhe strehim e personave që ndodhen ne zonat malore, ndërsa po monitorohet edh fryrja e lumejve dhe zonat që priren për rrëshqitje të dheut.

Tajvani goditet nga tajfunet gati çdo vit, por përgatitjet gjithnjë janë më të mëdha që kur tajfuni Morakot goditi ishullin në vitin 2009, duke lënë të vdekur rreth 700 vetë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com