Më shumë se 6.3 milion njerëzve ju tha për tu evakuuar, me paralajmërimin për një rritje të madhe të stuhisë që mund të rezu;tonte "kërcënuese për jetën" në vendet ku do të kalonte.
Irma tashmë ka shkatërruar ishujt e Karaibeve dhe të paktën 27 persona kanë humbur jetën.
Uragani pritet të qëndrojë rreth dy orë në zonat e ulëta të Floridës përrreth zonës së Key Ëest.
Rreth 50 mijë vetë janë strehuar në vendet e përcaktuara nga autoritetet në veri të Floridës që pritet të goditet nga erërat dhe shirat e shumtë.
Qytetet si Tampa dhe Shën Petersburg janë në rrugën e stuhisë dhe pothuajse janë evakuuar plotësisht.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com