SHBA- Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson i bëri  thirrje Vendeve të Gjirit për të zbutur bllokadën ndaj Katarit, duke u shprehur se një veprim i tillë po pengon luftën kundër ISIS në rajon.

“Katari ka bërë progrese për të ndalur mbështetjen financiare dhe për spastrimin e terroristëve nga vendi i tij, por duhet bërë më shumë dhe sa më shpejt. Bllokada po pengon aksionin ushtarak të SHBA-së në rajon dhe fushatën kundër ISIS-it”, ka deklaruar Tillerson gjatë një interviste.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga presidenti Trump i cili në një intervistë gjatë ditës së premte kritikoi Katarin për financimin e terrorizmit "në një nivel shumë të lartë", dhe këmbënguli që ai të ndalet.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com