​SHBA, Trump dhe Erdogan bisedë
telefonike për krizën e Gjirit Persik

Presidenti Donald Trump zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan lidhur me konfliktin ndërmjet Katarit dhe disa shteteve arabe, që disa e quajnë si krizën më të rëndë të Gjirit Persik në vitet e fundit.
 
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Trump dhe zoti Erdogan biseduan rreth gjetjes së zgjidhjes për mosmarrëveshjen "ndërsa siguruan se të gjitha vendet do të punojnë së bashku për të ndaluar financimet terroriste dhe luftuar ideologjinë ekstremiste".
 
Turqia ka qenë përkrahëse e Katarit, lidhjet e së cilës me disa nga fqinjët e saj të Gjirit dhe të Arabisë u ndërprenë pasi Katari u akuzua për financim të terrorizmit dhe nxitje të paqëndrueshmërisë rajonale.
 
Por Katari i mohon akuzat.
 
Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ndërprerë lidhjet me Katarin./VOA

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti