​SHBA, Trump nënshkruan sanksione
të reja financiare ndaj Venezuelës

​SHBA, Trump nënshkruan sanksione<br />të reja financiare ndaj Venezuelës
Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos “sanksione të forta dhe të reja financiare ndaj diktaturës në Venezuelë.”
 
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se “Diktatura e Maduros vazhdon t’i mohojë popullit venezuelian ushqimet dhe ilaçet, fut në burg oprozitën e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe shyp me dhunë lirinë e fjalës”.
 

Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjet që në Venezuelë të rikthehet demokracia, të mbahen zgjedhjet e drejta dhe të lira dhe të lirohen të gjithë të burgosurit politikë
 
Javën e kaluar, Asambleja Kushtetuese e Venezuelës votoi për patur të drejtën që të miratojë ligje të cilat lejojnë marrjen me forcë të fuqisë legjislative nga Kongresi i udhëhequr nga opozita.
 
Zgjedhja e asamblesë muajin e kaluar u bojkotua nga opozita dhe u dënua nga komuniteti ndërkombëtar. Asamblesë së re i është caktuar detyra të rishkruajë kushtetutën e vitit 1999 dhe i jep autoritetin Presidentit Nicolas Maduro, që ta sundojë vendin me dekret, pra duke i marrë vetë vendimet, një tipar tipik për një diktator. /VOA
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin