“Sanksionet nuk ishin temë bisede në takimin tim me president Putin. Asgjë nuk do të ndryshojë deri në arritjen e një zgjidhjeje për Sirinë dhe Ukrainën”, shkruan Trump në Twitter.
Rusia, e cila në luftën civile në Siri ka mbështetur presidentin sirian, Bashar al-Assad, ka rënë dakord me SHBA-në ditën e premte në Aman për vendosjen e një armëpushimi në Siri.
Sipas asaj që raporton Observatori sirian për të drejtat e Njeriut, armëpushimi ka hyrë në fuqi gjatë ditës së sotme në tre provinca në jug të vendit.
Ndërkohë për sa i përket çështjes së Ukrainës, SHBA-të e akuzojnë Rusinë për mbështetje të rebelëve separatist në lindje të Ukrainës, e cila vazhdon të jetë ende në luftë.
(Statusi i Trump në Twitter)
Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)