Trump ka theksuar gjatë së mërkurës se të diskutoje me Korenë e Veriut nuk ishte zgjidhje duke lënë të kuptohej, se kërkesa për një zgjidhje diplomatike me regjimin e Phenianit ishte e destinuar të dështonte.
“Që prej 25 vitesh, SHBA po diskuton me Korenë e Veriut. Të dialogosh nuk është zgjidhje!”, shkruan Trump në Twitter pas lëshimit të një rakete qe kaloi edhe mbi territorin japonez, nga Koreja e Veriut.
Administrata Trump, ashtu si ajo e paraardhësit të tij, Barack Obama ka qenë e ashpër përballë regjimit koreanoverior, me shpresën për ta bërë të heqë dorë nga programet bërthamore dhe balistike.
Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson rikonfirmoi gjithashtu se ishte i hapur për negociata me Phenianin me kushtin që ato të përqendrohen në denuklearizimin e Koresë së Veriut.
“Ne do të vazhdojmë fushatën tonë me presion paqësor me aleatët tanë, me Kinën, për të parë nëse kjo do ta sillte Phenianin në tryezën e negociatave, për fillimin e një dialogu për një të ardhme ndryshe për gadishullin korean dhe Korenë e Veriut”, u shprehu ai disa ditë më parë.
Kina, partneri kryesor tregtar i Koresë së Veriut, bëri thirrje gjatë ditës së mërkurë për përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe paqësore për këtë krizë dhe kritikoi thirrjet e përsëritura që i janë drejtuar nga SHBA për të rritur presionin ndaj regjimit diktatorial të Kim Jong.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com