SHBA ul kufirin maksimal
për pranimin e refugjatëve
Qeveria amerikane do të lejojë vitin e ardhshëm vetëm 45,000 refugjatë që të hyjnë në SHBA. Kjo është shifra më e ulët që nga hyrja në fuqi e një ligji mbi pranimin e refugjatëve 37 vjet më parë.
Qeveria amerikane do të lejojë vitin e ardhshëm vetëm 45,000 refugjatë që të hyjnë në SHBA. Kjo është shifra më e ulët që nga hyrja në fuqi e një ligji mbi pranimin e refugjatëve 37 vjet më parë.
Uashingtoni zyrtar paraqiti i paraqiti një propozim kongresit, sipas së cilit parashikohet që në vitin e ardhshëm fiskal në SHBA të lejohet të pranohet vetëm një maksimum refugjatësh, respektivisht 19.000 nga Afrika, 5.000 nga Azia Lindore, 2.000 nga Evropa dhe Azia Qendrore, 1.500 nga Amerika Latine dhe Karaibet, dhe 17.500 nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore. Viti fiskal 2018 nis nga tetori 2017 deri në shtator 2018. "Siguria e popullsisë sonë amerikane është shqetësimi ynë i parë", tha një zyrtar i qeverisë amerikane. Ne duhet të sigurohemi që tek ne të vijnë vetëm ata njerëz që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e vendit tonë."
Në SHBA është e zakonshme që qeveria vendos një kufi maksimal vjetor për pranimin e refugjatëve. Kufiri më i ulët i dekadave të fundit u vendos nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1986 dhe ishte 67,000 vetë. Gjatë kohës së ish-presidentit Barak Obama, në vitin 2016 kufiri ishte 110.000 refugjatë.
Politikë rigoroze migrimi
Gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar deri tani rreth 54.000 refugjatë. Në vitin 2016 shifra ishte 85,000. Për krahasim në Gjermani kanë kërkuar azil nga janari deri në gusht 2017 rreth 150,000 vetë. Kufizimi i qartë i numrit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara lidhet me politikën rigoroze ndaj emigrantëve të presidentit Donald Trump, të cilën ai e justifikon me mbrojtjen ndaj terrorizmit.
Që nga qershori i këtij viti SHBA-ja ka vendosur ndërprerjen e plotë të pranimit të refugjatët. Por dekreti përkatës i presidentit Trump vlen për 120 ditë dhe përfundon më 24 tetor. Deri tani nuk është e qartë nëse qeveria amerikane dëshiron ta zgjasë këtë vendim të përkohshëm për disa javë ose për disa muaj të tjerë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.8%
-
Pak
41.2%
-
Aspak
33%
Vota total: 798
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alibeaj kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me listën e mbyllur do zgjidhen deputetë të privilegjuarit e kryetarëve
27 Korrik, 17:45
-
Përfshihet nga flakët masivi pyjor tek ‘Firza e Qemës’ në Has, zjarrifkëset po punojnë për shuarjen! Shpërthejnë disa mina luftarake (VIDEO)
27 Korrik, 17:39
-
Lezhë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit! Arrestohet 33-vjeçari (VIDEO)
27 Korrik, 17:21
-
Nis fushatën nga Kamza, Meta: Shpalosje e 5 prioriteteve për përmbysjen e madhe demokratike
27 Korrik, 17:11
-
Dorëheqja e Lindita Nikollës, Veliaj: Një nga gratë më të forta që njoh, shembull për ata që duan ta çojnë vendin përpara
27 Korrik, 17:10
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi mbron paktin me PS: Votat e PD mundësuan votimin e Diasporës! Zbatuam vendimet e Gjykatës Kushtetuese
27 Korrik, 16:55
-
Fansat në Facebook masakrojnë Berishën pas marrëveshjes me PS për listat e mbyllura: Mashtrues, pazarxhi, non grata që shite demokratët
27 Korrik, 16:35
-
Banorët e Roskovecit bëjnë qytetin e tyre me muze, dhurojnë relike dhe objekte të ruajtja në banesa
27 Korrik, 16:10
-
Pas zgjedhjeve në SHBA priten ndryshime në marrëdhëniet me Izraelin
27 Korrik, 16:08
-
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjikuria padit Vangjel Tavon në SPAK
27 Korrik, 15:58
-
Video/ Maratona e pazakontë në Pogradec, bebushët arrijnë të kapin këmbadoras vijën e finishit
27 Korrik, 15:57
-
FOTO/ Kërkimet arkeologjike nënujore në Lin të Pogradecit, Rama: Brenda vitit e shpallim zonë arkeologjike
27 Korrik, 15:55