​Shembja e urës pa masa sigurie
në Vlorë, IKMT: S'pati asnjë dëm

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas denoncimit në media të shembjes së një objekti në Vlorë, e përshtatur si një urë mbi rrugën automobilistike, pa masa sigurie.   
 
IKMT pranon se nuk u bllokua trafiku i automjeteve për shkak se shembja është kryer me gërshërë dhe jo me çekiç pneumatik.
 
"Nisur nga disa reagime në "mbrojtje të jetës" së qytetarëve, që vijnë pas nisjes së prishjes së platformës pa leje ndërtuar nga hoteli Neë York në Vlorë sqarojmë:
 
IKMT prej mbi tri vitesh kryen operacione shumë herë më të vështira se ky i sotmi, dhe përveç inspektorëve, janë të pranishëm edhe teknike, specialistë si dhe forcat e rendit e të qarkullimit si në rastin e sotëm. Nëse nuk do kishte nxitim në "zbulime pakujdesish" do mësohej se operacioni po kryhej (siç duket nga videot dhe fotot) me "gërshërë" dhe jo me "çekiç pneumatik".
 
Në të gjitha operacionet e kryera nga IKMT në të gjithë Shqipërinë, masat mbrojtëse kanë qenë maksimale dhe ashtu si dhe në operacionin e sotëm, nuk ka pasur asnjë dëm.
 
Pikërisht për të mos penguar qarkullimin në atë zonë në Vlorë, operacioni, ashtu si dhe kemi lajmëruar me anë të mediave, do të vijojë në orët e vona të natës.
 
I falënderojmë të gjithë për kujdesin, sidomos organet dixhitale, dhe i sigurojmë se jeta dhe pasuria e qytetarëve janë primare për institucionin tonë, ashtu siç është edhe zbatimi i ligjit",
thuhet në reagimin e IKMT.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti