​Shikoni supergolin e Emre Can
që i dha 3 pikë Liverpool/VIDEO

​Shikoni supergolin e Emre Can<br />që i dha 3 pikë Liverpool/VIDEO
Supergol i Emre Can në Premier League angleze me vlerën e tre pikëve për Liverpool në transfertën e Watford.
 
Ndeshja në fillim ishte e qetë me dy skuadrat që kërkonin gabimet e kundërshtarit.
 
Për ta parë rastin e parë në ndeshje u desh të pritet minuta e 42-të e ndeshjes kur Adam Llallana provoi të shënojë, por nuk kishte sukses edhe portieri ishte i dorëzuar para kësaj goditje. Topi i goditi vetëm shtyllën.
 
Nuk u vonua shumë dhe Liverpooli gjeti golin e epërsisë. Dhe atë çfarë goli?
 
Një harkim i bukur në zonë nga Lucas Leiva, mesfushori Emre Can gjuan bukur me gërshërë për ta dërguar Liverpoolin në dhomat e zhveshjes me një gol epërsi.
 
Me këtë fitore, Liverpool mbron vendin në tretë në renditjen e Premier Leaguen angleze me 69 pikë, tre më shumë se Manchester City i vendit të katërt.  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje