Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë edhe pesë trupa të tjerë nga rrënojat e hotelit të shkatërruar nga orteku i borës në Italinë qendrore javën që shkoi.
Brigada Kombëtare e Zjarrfikësve e Italisë ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 24, ndërsa numërohen ende dhe 5 të zhdukur.
Ekipi i shpëtimit vijon ende gërmimet, ndërsa mes të zhdukurve ka dhe fëmijë. Shpresat për të gjetur të gjallë pas kaq ditësh janë zero.
(d.b/Shqiptarja.com)
