Ditët e fundit të javës që shkoi ishin shokuese për një konsumatore, e cila erdhi në redaksi me pakon e këtyre ravioli të markës së njohur Fini, blerë në Conad.

(Makaronat e mykura qe shiten ne nje prej marketeve te linjes Conad ne Tirane)
"Kisha një ditë të ngjeshur me punë tërë ditën, - na tregon M.A. - dhe mendova që një pako ravioli për darkën do të ishte zgjidhja më e shpejtë dhe e mirë. Me të mbërritur në shtëpi, vura ujin dhe sapo ishte gati shokimi: Pakoja e makaronave ishte me myk sic po e shikoni dhe ju vetë. Edhe pse data e skandencës shënonte 9.06.2017 dhe cmimi me i kripur se ai qe gjen ne supermarket ne itali 239 leke".
Po për konsumatoren M.A. duket se nuk është hera e parë që i ndoh kjo gjë. "Do ta kaloja si një incident të rastësishëm, edhe pse vërtetë u zura ngushtë dhe nuk kisha çfare të gatuaja tjetër për familjen, por nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk më ndodh vetëm mua. Para pak kohësh djali nguli këmbë të blinte disa akullore të vogla te markës së njohur Algida, por kur i hapëm në shtëpi, ato dukeshin se ishin shkrirë dhe ringrirë. Kam ruajtur dhe kam fotografuar edhe këto dhe mund të shihni më sytë tuaj se si është krijuar akulli. Era e keqe dhe shija janë gjithashtu të dukshme".

(Gjendja e akullores qe tregtohet ne Conad)
Të tjerë konsumatorë janë gjendur para të papriturave të shpeshta në dyqanet e Conad. Dikush denoncon për luleshtrydhet: "Kutitë me luleshtrydhe kanë vetëm 4 copë të mira sipër, ndërsa poshtë janë të mykura ose myken tepër shpejt. "Kështu ndodh dhe me cilësinë e frutave ekzotike, të cilat edhe pse janë me çmime shumë të shtrenjta shpesh janë ta kalbura brenda", tregojnë për Shqiptarja.com disa prej tyre.
Konsumatorja M.A u bën thirrje organizatave shtetërore të kontrollit të cilësisë të kontrollojnë këtë rrjet të shtrenjtë ushqimor, i cili sa vjen e përditë ul cilësinë dhe fsheh surpriza të pakëndshme në produkte të mykura, që konsumatorët i verifikojnë vetëm kur i hapin në shtëpi dhe për ta është tepër vonë.

(Gjendja e ambalazhit te akullores ne Conad)
Redaksia Online
Shqiptarja.com
