​Shqiponja në flamur, studiuesja:
Plaku Ismail solli modelin e rrallë

​Shqiponja në flamur, studiuesja:<br />Plaku Ismail solli modelin e rrallë
TIRANE-Në vitin 1912 kur Shqipëria shpalli pavarësinë duhet të kishte dhe simbolin kombëtar që do e karakterizonte.

Për këtë është kujdesur vetë plaku Ismail Qemali, me një shqiponjë të veçantë në copën e kuqe duke rrëzuar mitet e vajzës Marigo që qëndisi dhe i dha fytyrën flamurit.

Studiuesja Eleni Laperi e ftuar sot në studion e Report Tv tregon me detaje sesi bëri zbulimin në bibliotekën austriake.

Ishte viti 1912 dhe historia përshkruhej me ilustrime.

Laperi ka zbuluar një ilustrim te suplementit “Das Interessante Blatt” në gazetën vjeneze Wiener Illustrierte dhe shkruan se kjo është një provë e fortë se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo, që jemi mësuar të shohim në fotografitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve.
“Data që mbante gazeta ishte dy javë pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë, më bëri përshtypje se peiszhzi ishte shumë realist, xhamia në sfond, ashtu si në foto. U interesova dhe mësova se biblioteka austriake kishte skanuar gjithë suplementin e këtij koleksioni. Por nuk gjeta dot emrin e autorit, se cili ka qenë ky piktor. I kërkova ndihmë stafit të bibliotekës dhe nuk e gjejnë dot emrin e autorit apo fotografëve që kanë punuar për këto gazeta të kësaj kohe”.

flamuri

“Mua më bind që shqiponja e vërtetë që është valëvitur në ballkonin e Ismail Qemalit është ky variant që kemi në foto dhe fakt bindës është dhe kjo shqiponjë. Për mendimin tim ai që është valëvitur në Vlorë është flamuri që është në gazetën austriake”.
 
Eleni Laperi thotë se kjo shqiponjë është shumë e rrallë dhe është sjellë nga Ismail Qemali pasi ky i fundit ka dashur të përdorë variantin e tij në flamurin, simbol kombëtar i shtetit të ri që spao u shpall. “Unë jam studiuese jo historiane, por sa kam biseduar dhe sa kam lexuar në dokumente të tjera, ky është një dokument që Ismail Qemali e ka sjellë ai vetë. Kjo është një shqiponjë shumë e rrrallë dhe një variant të saj e kam gjetur tek hititët, variante në Spanjë, e kanë përdorur disa komunitete myslimane. Kjo është një shqiponjë e vjetër e unike dhe ndaj do i ketë pëlqyer Ismail Qemalit dhe e ka përdorur në variantin e flamurit e të tij”.

Ajo thotë se mbetet në dorë të historianëve të vërtetojnë nëse ajo ka të drejtë apo jo.

flamuri

flamuri

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur