​Shqiptari i arrestuar në Vienë,
pista çon drejt Gjermanisë

​Shqiptari i arrestuar në Vienë,<br />pista çon drejt Gjermanisë
Arrestimet e kryera në fundjavën e shkuar në Vienë dhe Neuss të Gjermanisë janë të lidhura me rastin e 12-vjeçarit që u ndalua në dhjetor në Ludwigshafen, pasi la një çantë shpine me eksploziv në tregun e Krishtlindjeve në fund të nëntorit.
 
Revista Focus, e cila citon burime gjyqësore, raporton se 12-vjeçari u kontaktua nga 17-vjeçari austriak me origjinë shqiptare, Lorenz K., i arrestuar të premten në Vienë, me akuzën se po përgatiste atentat në kryeqytetin austriak.
 
Marrja në pyetje e Lorenz K. i ka çuar hetuesit në pistën e 21-vjeçarit të arrestuar në Neuss, Kevin T., i cili, sipas prokurorisë së Dyseldorfit, kishte pritur për dy javë të riun e arrestuar në Vienë.
 
12-vjeçari gjerman me origjinë irakene, i arrestuar në Ludwigshafen, u përpoq pa sukses të shpërthente eksplozivin pranë tregut të Krishtlindjeve. Çanta e shpinës e lënë prej tij pranë një gëmushe u vu re nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë. Brenda çantës u gjet pajisja eksplozive, e cila nuk shpërtheu për shkak të një defekti në mekanizëm.    
 
Djaloshi, i cilësuar si thellësisht i radikalizuar, ka qenë ndoshta i drejtuar nga ndonjë militant i panjohur i ISIS. Duke qenë në moshë minore, nuk mund të ndiqet penalisht, ndaj i është besuar një instituti riedukimi.
 
Gjatë marrjes në pyetje, Kevin T. ka pranuar se e njeh të riun e arrestuar në Austri dhe se është besimtar islamik, por mohon të ketë të bëjë me ISIS, ka bërë të ditur prokuroria e Dyseldorfit. Dyshohet për planifikim sulmi kundër policëve apo ushtarëve gjermanë, por në shtëpi nuk i është gjetur asnjë armë apo eksploziv.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari