Shtëpia e Bardhë po planifikon të reduktojë nën 50,000 numrin e refugjatëve të pranuar në Shtetet e Bashkuara në vitin e ardhshëm.
 
Sipas “New York Times” ky do të jetë numri më i ulët që nga viti 1980.
 
Në muajt e fundit, Presidenti Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të reduktuar refugjatët në 50,000 (krahasuar me 110,000 të pranuar nga Obama në 2116), por javët e fundit po diskutohet për të vendosur një numër edhe më të ulët.
 
Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë ende, sipas zyrtarëve, por ndërsa çështja është duke u debatuar, Gjykata e Lartë të martën lejoi administratën që të ndalojë pothuajse çdo refugjat që të hyjë në vend. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com