​Sierra Leone, përmbytje e rrëshqitje
toke, rreth 300 persona të vdeku

​Sierra Leone, përmbytje e rrëshqitje<br />toke, rreth 300 persona të vdeku
Rreth 300 persona kenë vdekur, mes të cilëve 60 fëmijë, dhe shumë  të tjerë janë bllokuar në shtëpitë e tyre pas një rrëshqitjeje dheu afër kryeqytetit të Sierra Leones, Freetown.

Një kodër në zonën e Regent u shemb herët të hënën pas shirave të dendura duke lënë shumë shtëpi të mbuluara plotësisht në baltë.

Rrëshkitja e dheut mund ti ketë gjetur shumë njerëz në gjumë, duke bërë që numri i të bllokuarve brenda të jetë i madh.

Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre pasi një pjesë e kodrës u rrëzua.

Përmbytja nuk është e pazakontë në Sierra Leone, ku strehimi i pasigurtë prishen rregullisht nga shira të forta.

Në vitin 2015, Freetown përjetoi përmbytje vdekjeprurëse të shkaktuara nga shirat e stuhisë së monsonit që vranë 10 vetë dhe lanë mijëra më shumë të pastrehë.

[gallery]23493[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vjeç me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vjeç me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson