​Silluni mirë djema! Merkel
ndërmjetësja, takohen Trump-Putin

​Silluni mirë djema! Merkel<br />ndërmjetësja, takohen Trump-Putin
“Kam shumë për të biseduar me Putin”. Kësështu është shprehur Presidenti i SHBA-ve një ditë para samitit G20 që po mbahet në Hamburg.

Dhe sot presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan shtrënguan për herë të parë duart para fillimit të samitit të G20-ës në Hamburg, në Gjermani, njoftoi Kremlini.
“Ata shtrënguan duart dhe thanë se do të takohen më vete dhe do të shihen shumë shpejt”, njoftoi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ndërkohë që një takim mes dy krerëve është parashikuar në orën 13:45 GMT në kuadër të samitit

Rolin e ndërmjetëses duket që e ka bërë mikpritësja e Samitit, kancelaria gjermane Angela Merkel.

[gallery]22993[/gallery]

Pavarësisht protestave aspak miqësore në Hamburg, Merkel priti 15 liderë të mëdhenj botërorë.
Presidenti mbërriti këtë të premte në Hamburg ku shtrëngoi duart fillimisht me kancelarin Merkel.
“Si je?” e pyeti Trump, ndërsa miqësor ishte dhe takimi që Merkel pati me Putin.
Kancelarja gjermane e veshur me një xhaketë ngjyrë të kuqe të ndezur dhe dhe pantallona ngjyrë kafe e këpucë të sheshta ra në sy për përqafimet miqësore me kryeministrin kanadez, afrimitetin me Presidentin e KE, Jean Claude Juncker, kryeministrin japonze e kinez.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK