​Siri, 24 persona të vrarë nga një sulm
vetëvrasës në një kamp refugjatësh

​Siri, 24 persona të vrarë nga një sulm<br />vetëvrasës në një kamp refugjatësh
SIRI- 24 persona u vranë ditën e martë si pasojë e një sulmi të grupit të ashtëquajtur Shteti Islamik në një kamp refugjatësh në anën siriane të kufirit me Irakun.

"Ishin, së paku pesë sulmues vetëvrasës të cilët shpërthyen vetveten jashtë dhe brenda kampit të refugjatëve irakianë dhe sirianëve të zhvendosur në provincën Hasakeh”, tha shefi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.

Më pas, shpërthyen përleshje të ashpra midis luftëtarëve të ashtuquajturit Shteti Islamik me pjesëtarët e Forcave Demokratike të Sirisë dhe aleancës me luftëtarë kurdë dhe arabë. Disa nga këta të fundit, u raportua se ishin në mesin e të vdekurve nga sulmi, tha Abdel Rahman, për AFP.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin