​Sokol Dervishaj: I dyti e i gjashti
monizem bipolar, votoni 1

​Sokol Dervishaj: I dyti e i gjashti<br />monizem bipolar, votoni 1
TIRANE-Sokol Dervishaj, ministri i Transporteve që garon nën siglën e LSI për deputet bën habi që PS e PD kanë harruar akuzat e ndërsjella ndaj njëra-tjetrës dhe tani i kthehen LSI.
 
Sipas Dervishaj, ky quhet monizëm bipolar ndërsa kujton se monizmi ka vdekur që në vitin ‘90 dhe se rinia shqiptare nuk do lejojë më instalime të tilla ndaj do të zgjedhë numrin 1 në fletën e votimit.

Ja cfare shkruan Dervishaj

MONIZËM BIPOLAR

Ka ditë që janë harruar të gjitha, janë venitur kujtesa dhe akuzat.
Janë harruar akuzat e ndërsjellta për Gërdecin, shitjen e detit, vrasësit në bulevard, korrupsionin, konçesionet, hashashin, etj, etj, e në vend të tyre binomi po shan pa fund LSI.
I gjashti se po i firon partia, i dyti se s'ka si ja bën të parit.
I dyti dhe i gjashti mesa duket kanë harruar që një natë në 2008 u përpoqën të na vrisnin por dështuan.
U mblodhën prapë tani së fundmi për të vazhduar pjesën e dytë të një ndeshje të humbur pa filluar.
Monizmi në Shqipëri ka vdekur në vitin 90.
E vrau rinia shqiptare, e cila nuk do te lejojë as instalimin e monizmit bipolar.
Forca rinia e Shqiperisë, me datë 25 i jepni një mësim të ri një mentaliteti të vjeter se kjo s'mund të jetë Republike e Re, por vetëm një avaz i vjetër.
Garën e fiton gjithnjë i pari, i dyti tenton, i gjashti thjesht merr pjesë në garë.
Për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.
Shqiptarët dhe rinia do të votojnë numrin 1.
#LSINjëShansPërTëGjithë
#LSIForcëeParë

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin