TIRANË-Protesta e PD nuk ka arritur asnjë nga qëllimet për të cilat është ngritur.
Kështu mendon shumica e votuesve në sondazhin online në Shqiptarja.com, me temën “Protesta e PD i ka kaluar 40 ditë nga nisja. Sipas jush ka arritur ndonjë gjë?”
Teksa po hyn në muajin e dytë, çadra vijon të qëndrojë në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, përballë me godinën e kryeministrisë. Demokratët e quajtë atë ‘Sheshi i Lirisë’ ku mbahen cdo ditë fjalime me frymë opozitare, kur kërkesa kryesore ka qenë ajo e krijimit të qeverisë teknike.
Por mbi 88 përqind e votuesve në sondazh shprehen se çadra nuk ka arritur asnjë gjë nga qëllimi për të cilën u ngrit, kurse një 10 përqindsh shprehen se ka arritje. Një përqind nuk kanë dijeni nëse çadra e ka kompletuar misionin e nisur.

Po online, Shqiptarja.com ka çelur një sondazh të ri, sërish me fokus politikën.
“Sipas jush është e pranueshme të realizoni zgjedhje politike në Shqipëri pa pjesëmarrjen e forcave kryesore të opozitës?”
Janë të ftuar të votojnë të gjithë, por kujdes. Sondazhet online të Shqiptarja.com, nuk kanë vlerë statistikore. Bëhet fjalë për pyetje që u bëhen të gjithëve dhe jo kampionëve të përpunuar në mënyrë shkencore. Pra, kanë si qëllim të vetëm të lejojnë lexuesit të shprehin mendimin e tyre rreth temave të aktualitetit. Megjithatë, çdo lexues, mund të votojë vetëm një herë në ditë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com