​Sondazhi në Report Tv, qytetarët Pro
Ramës për zgjedhjet në Kavajë/FOTO

​Sondazhi në Report Tv, qytetarët Pro<br />Ramës për zgjedhjet në Kavajë/FOTO
Në emisionin Versus, nga Artur Nura, në Report Tv në mbrëmjen e së premtes ka qënë e ftuar, Zëvendësministria e Arsimit dhe Sportit, zonja Nora Malaj, ku u diskutua për vendimin e Kryeministrit Rama, për tërheqjen e kandidatit të Partisë Socialiste, në zgjedhjet e së dielës në Kavajë.

Si çdo të premte ku në emisionin Versus, përparësi iu jepet zërit të qytetarëve edhe sot, këta të fundit kanë shprehur mendimin e tyre duke telefonuar dhe duke votuar në sondazhin e postuar në faqen e Report Tv në Facebook.

Si nga telefonatat dhe nga votimi në sondazh duket qartë se pytetarët janë pro vendimit të Kryeministrit Rama për tërheqjen e kandidatit të PS nga zgjedhjet e Kavajës.

Rezultatet e sondazhit janë në përkrahje të vendimit të Kryeministrit Rama, ku 1133 persona kanë votuar Po dhe 81 kanë votuar Jo. 

vs
Sondazhi i publikuar në Faqen e Report Tv në Facebook

vs
Emisioni Versus në Report Tv

vs
Zëvendësministria e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja