​Spanjë, qeveria kërkon pezullimin
e referendumit në Katalunjë

​Spanjë, qeveria kërkon pezullimin<br />e referendumit në Katalunjë
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se qeveria e tij do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të pezullojë një votim të parlamentit të Katalonjës, për të mbajtur një referendum për pavarësi nga Spanja më 1 tetor.
 
Zoti Rajoy e bëri njoftimin pas një takimi urgjent me anëtarët e kabinetit. Ai e cilësoi votimin të paligjshëm dhe një sulm ndaj rendit institucional të Spanjës dhe të Katalonjës.
 
Gjatë komenteve në televizion, udhëheqësi konservator tha se votimi nuk gëzon “mbrojtjen e duhur demokratike” për të shqyrtuar mbajtjen e një referendumi dhe premtoi se ai nuk do të mbahet.
 
Sipas Kryeministrit Rajoy debati parlamentar i së mërkurës për miratimin e kuadrit ligjor të referendumit ishte një “devijim politik'' i udhëheqësve të qeverisë katalane.
 
Dje parlamenti i Katalonjës votoi për mbajtjen e një referendumi për pavarësi më 1 tetor, duke sfiduar qeverinë spanjolle.
 
Pas 12 orë debatesh shpesh kaotike, shumica votoi në mbështetje të referendumit dhe krijimit të kuadrit ligjor për ngritjen e shtetit të ri, me të cilin parlamenti do të deklaronte pavarësinë 48 orë pas votimit në referendum./VOA
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza