​Spanjë, Rajoy: Shteti u vendos në
Katalonjë e pengoi referendumin

​Spanjë, Rajoy: Shteti u vendos në<br />Katalonjë e pengoi referendumin
Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy ka deklaruar se Shteti i së Drejtës mbizotëroi në Katalonjë duke penguar zhvillimin e një referendumi të ndaluar nga drejtësia.
 
“Sot, nuk pati një referendum vetëvendosje në Katalonjë. Shteti i së Drejtësmbeti në fuqi me gjithë forcën e tij. Forcat e sigurisë bënë detyrën e tyre në Katalonjë dhe respektuan mandatin e drejtësisë që kishte ndaluar referendumin e vetëvendosjes të organizuar nga krerët separatistë”, deklaroi kryeministri spanjoll gjatë një fjalimi në televizion.
 
“Do të ishte më e  lehtë për secilin prej nesh që të kthenim shikimin nga ana tjetër. Konsultimi përbënte një sulm të vërtetë kundër Shtetit të së Drejtës ndaj të cilit shteti reagoi me vendosmëri dhe qetësi”, shtoi kryetari konservator.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga