​Studioi jashtë, vajza e ish-ministres
fillon punë aty ku qarkullon leku

​Studioi jashtë, vajza e ish-ministres<br />fillon punë aty ku qarkullon leku
Pas studimeve jashtë Shqipërisë, vajza e vetme e ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, Livia, ka nisur punën si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.

Të dhënat janë publikuar në raportet e deklarimit të pasurisë të ish-ministres Nikolla nga Open Data, ku Livia tashmë ka edhe një pagë prej 886 056 lekë.

Në deklaratën e pasurisë së Nikollës së bashku me bashkëshortin të ardhurat janë modeste, ku ajo ka  patur vetëm rrogën e saj dhe atë të bashkëshortit, Ligor Nikolla.

Ligor Nikolla ka punuar si Dekan me pagën 1 224 744 lekë, nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, ka përfituar  4 428 euro si dhe honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.

livia Nikolla

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët