Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e përplasjes së stuhisë së fuqishme “Xavier” në verilindje të vendit. Zyrtarët e Emergjencave Civile kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona përfshirë edhe Berlinin, ndërsa njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë deri sa stuhia të jetë larguar.

Sipas autoriteteve “Xavier” është një stuhi e kategorisë së tretë, që mund të mbërrijë edhe nivelin e katërt.Situata e krijuar solli ngërçe të mëdha edhe të qarkullimit urban. Hekurudhat gjermane e ndaluan përkohësisht lëvizjen e trenave, e vonesa pati edhe nëpër aeroporte. Disa pjesë të sistemit të metrosë në kryeqytet u mbyllën. Një sërë segmentesh rrugore, si ai që lidh Berlinin me Hamburgun, mbetën të pakalueshme, ndërsa mijëra vetë janë ende pa energji elektrike.

[gallery]24170[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com