​Stuhia shkatërron Rumaninë, 8
të vdekur e mbi 67 të plagosu

​Stuhia shkatërron Rumaninë, 8<br />të vdekur e mbi 67 të plagosu
Një stuhi e fuqishme ka goditur mbrëmjen e kaluar Rumaninë, duke shënuar tetë viktima dhe plagosur të paktën 67 të tjerë. Mediat raportojnë se vendi është goditur nga një erë me shpejtësi deri në 100 km/h, e cila ka shkatërruar dhe një pjesë të Serbisë dhe Kroacinë.

Stuhia ka sjellë shkatërrime të mëdha në Rumani, ku për shkak të pemëve të rëna në rrugë është trafiku rrugor dhe hekurudhor. Zyrtarët njoftuan se kanë pësuar dëmtime të shumta disa spitale, shkolla dhe apartamente, ndërsa dhjetëra qytete e fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

 Shërbimet emergjente thanë se disa prej viktimave ishin njerëz që shëtisnin jashtë ose që vinin nga supermarketet. 

Stuhia ka shënuar pasoja të rënda dhe në Serbi, ku një burrë u zhduk në anijen e tij në lusmin Danub pranë Beogradit me gjashtë persona të tjerë, ndërsa një fëmijë 5-vjeçar u plagos nga rënia e pemëve. 

"Nuk mund ta luftojmë motin. I gjithë sektori mjekësor është i fokusuar tek të plagosurit”, tha kryeministri rumun, Mihai Tudose, për TV Antena3.

Ai tha se qeveria do të ndihmonte në mbështetjen e komuniteteve të goditura nga stuhia.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza