​Sulmet ajrore bëjnë kërdinë 
10 policë afganë të vrarë gabimisht

​Sulmet ajrore bëjnë kërdinë <br />10 policë afganë të vrarë gabimisht
Zyrtarët afganë raportojnë se dhjetë forca të sigurisë afgane janë vrarë gabimisht pas një sulmi ajror të gabuar në provincën jugore të Helmandit.
 
Guvernatori i provincës, Hayatullah Hayat, ka thënë se së paku 10 policë kanë humbur jetën nga sulmet ajërore, gjithashtu bëri të ditur se hetim po vazhdojnë.
 
“Sulmet ajërore nga forcat afgane po luftonin të thyenin vijën kufitare talebane në zonën strategjike”, tha guvernatori.
 
Zëdhënësi i minisrit të mbrojtjes, Daëlat Ëaziri ka konfirmuar sulmin, por nuk ka ofruar më shumë detaje.

Më shumë se një muaj më parë, nga sulmet ajrore të SHBA-së u vranë gabimisht 16 policë afganë dhe plagosën disa të tjerë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit