Partia Demokratike ka dënuar publikisht sulmin terrorist të Stambollit, në vigjilje të vitit të ri. 39 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një klub nate, kur një terrorist hapi zjarr mbi njerëzit që festonin.
 
Në deklaratën e Partisë Demokratike, theksohet solidariteti i plotë me popullin dhe autoritetet turke.
 
Deklarata:
“Partia Demokratike dënon me forcë aktin terrorist që goditi Turqinë duke lënë 39 viktima dhe shumë të plagosur natën e ndërrimit të viteve.
 
Duke shprehur ​dhimbje dhe ngushëllime për familjet e viktimave, Partia Demokratike rikonfirmon mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet turke duke theksuar se do të jemi përherë në krah në çdo betejë për liri dhe vlera demokratike”.
d.i./Shqiptarja.com