Një grup pak i njohur që pretendon se ka lidhje me al-Kaedën, ka thënë se ka kryer bombardimet vdekjeprurëse në metron në Shën Petersburg këtë muaj, shkruan BBC.
Batalioni “Imam Shamil”, tha se sulmi në qytetin rus u krye me urdhër të kreut të al-Kaidës Ayman al-Zawahiri.
Deklarata është shpërndarë nga mbështetësit e profilizuar të al-Kaidës në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Zyrtarët rusë më vonë thanë se Akbarzhon Jalilov, një shtetas rus i lindur në Kirgistan, shpërtheu një bombë midis dy stacioneve të metrosë në qytet.
Deklarata e Batalionit “Imam Shamil” tha se bombardimi ishte hakmarrje për veprimet ushtarake ruse në vendet muslimane si Siria dhe Libia, si dhe rajoni musliman i Çeçenisë në Kaukazin e Veriut të Rusisë.
Sulmet më të mëdha po planifikohen, thuhet në deklaratë.
Deklarata doli në media të përdorura nga xhihadistët në Afrikë, përfshirë faqen e internetit Agence Nouakchott, me bazë në Mauritani, por nuk u shfaq në kanalet zyrtare të al-Kaedës.
Sulmi në Shën Petersburg vrau 16 vetë, përfshirë bombarduesin vetëvrasës.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com