​Sulmi terrorist në Londër, flet
për herë të parë gruaja e autorit

​Sulmi terrorist në Londër, flet<br />për herë të parë gruaja e autorit
Gruaja e sulmuesit të Londrës është shprehur për herë të parë publikisht duke thënë se ajo është "e trishtuar dhe e tronditur" nga sulmi terrorist. Rohey Hydara tha se "dënon" veprimet e Khalid Masood së.
 
Ajo foli pas nënës së Masood, Janet Ajao, që tha se ajo kishte "derdhur shumë lot" për viktimat e birit të saj.
 
Në një deklaratë të lëshuar përmes policisë, Rohey Hydara tha: "Unë jam e trishtuar dhe tronditur nga ajo që ka bërë Halidi. Unë plotësisht dënoj veprimet e tij. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave që kanë vdekur, dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Unë do të doja të kërkojë jetë private për familjen tonë, veçanërisht të fëmijëve, në këtë kohë të vështirë."
 
Khalid Masood është terroristi që shtypi me makinë dhjetëra persona dhe u nis me thikë drejt parlamentit britanik, ku vrau një polic. 52-vjecari u vra më pas nga policia ndërsa shteti islamik mori përsipër sulmin duke thënë se ishte realizuar nga një ushtar i saj.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë