Një vajzë me aftësi të kufizuara në Roubaix në Francë ka përfunduar në spital pasi ka marrë kafshime të shumta nga minjtë.

17-vjeçarja praplegike ishte duke fjetur në dhomën e saj, në katin e parë të shtëpisë së marrë me qira, kur është sulmuar.

Sipas mjekut ajo kishte marrë 45 kafshime në fytyrë, 150 në duart e saj dhe 30 në këmbë.
 
Babai i 14-vjeçares ka paditur pronarin e shtëpisë për neglizhencë.

Sipas tij ai e kishte gjetur vajzën e tij të “mbuluar nga gjaku”.

Unë u tmerrova kur e gjeta në atë gjendje në dhomën e saj, mendova se kishte pësuar hemorragji të trurit”, tregon ai.

Nuk dihet ende se si ka përfunduar një grup i tërë minjsh në shtëpinë e tyre, ndërsa sipas BBC, sulme të tilla mbi njerëzit janë të rralla.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com