Synonte masakër në Dyseldorf
del në gjyq celula terroriste e ISIS
Tre sirianë u arrestuan pasi i katërti u dorëzua në Paris dhe tregoi planin për shpërthime në qendër të qytetit gjerman
Një gjykatë federale në Gjermani ka arritur në konkluzionin se celula terroriste e ISIS e arrestuar një vit më parë ka pasur plane shumë më të detajuara për një sulm në Dyseldorf, nga sa u mendua në fillim.
Sipas gjykatës, e cila vendosi zgjatjen e qëndrimit në burg për katër sirianët e arrestuar, ata kishin planifikuar të sulmonin në një ditë të premte apo të shtunë, kur qendra e vjetër e Dyseldorfit është veçanërisht e populluar.
Planet e tyre parashikonin që dy prej anëtarëve të hidhnin veten në erë në dy rrugë paralele të qendrës. Dy të tjerët do të zinin pritë në daljet e rrugëve për të vrarë sa më tepër të mundeshin nga njerëzit që do të largoheshin me vrap pas shpërthimeve, për të hedhur më pas edhe ata veten në erë kur t’u mbaroheshin municionet.
Celula u zbulua pas rrëfimit të njërit prej terroristëve, Saleh A., para autoriteteve në Paris, në shkurt 2016. Informacionet e tij mundësuan arrestimin e tre të tjerëve, më 2 qershor, në qendrat e refugjatëve në landet e Nord Rhein-Westphalia, Baden-Württemberg dhe Brandenburg. Mosha e tyre është nga 25 në 31 vjeç.
Saleh A. u ngarkua me misionin në një takim në Raka të Sirisë, ku ishin të pranishëm disa liderë të ISIS.
Në takim, një anëtar gjerman i ISIS, i cili kishte jetuar më parë në Dyseldorf, besohet t’i ketë dhënë Salehut një hartë të skicuar të qytetit.
Detajet përfundimtare të sulmit do të diskutoheshin në Heidelberg më vonë, por ndërkohë Saleh A. ishte dorëzuar. /Deutsche Welle/
d.i./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.3%
-
Njësoj
18.2%
Vota total: 1387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Donald Trump ‘kokë më kokë’ me Kamala Harris, ja kur do të mbahet debati i parë elektoral mes dy kandidatëve për president në SHBA
3 Gusht, 13:28
-
Noizy shoqërohet në polici! Shkak sherri me personazhin e njohur në TikTok
3 Gusht, 13:27
-
Tabaku: Qeveria t’u rikthejë këstin e taksës profesionistëve të lirë
3 Gusht, 13:17
-
Policia bën bilancin për korrikun/ 115 operacione, 607 persona në pranga
3 Gusht, 13:09
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht, 12:55
-
SHBA/ 11 shtatori, shefi i Pentagonit anulon marrëveshjen: Nuk ka negociata me terroristët, rikthehet dënimi me vdekje
3 Gusht, 12:53
-
Arrestohen pesë të dyshuar për krime lufte në Kosovë
3 Gusht, 12:49
-
Ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe i përgjigjet gazetarit “influencer”: Sabotim bujqve shqiptarë, të sponsorizuara nga importuesit e fruta-perimeve
3 Gusht, 12:45
-
Paris 2024/ Notarja nga Kosova, Hana Beiqi eliminohet nga gara e notit
3 Gusht, 12:43
-
Ali Ahmeti për incidentin e Osmanit në aeroport: Skandal i papranueshëm diplomatik
3 Gusht, 12:25
-
SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme
3 Gusht, 12:14
-
Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot (VIDEO + FOTO)
3 Gusht, 12:03