​Të rinjtë kërkojnë të drejta në
Ditën e Punëtorëve: Veproni!

​Të rinjtë kërkojnë të drejta në<br />Ditën e Punëtorëve: Veproni!
Kuvendi i të Rinjve të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punës, përmes një aktiviteti, “Ju keni të drejta, andaj veproni!”, synojnë të ndwrgjegjwsojnw të rinjtë për të drejtat e tyre për punësim, dhe të punësuarit për të drejtat e tyre që i garantohen me Ligjin e punës.
 
Kryetari i këtij Kuvendi, Leutrim Sahiti, shprehet i shqetësuar me kushtet e punës së punëtorëve, sidomos në sektorin privat, për shkak se ekziston një numër i madh i atyre që punojnë pa kontratë të punës, duke vlerësuar se ata kanë të drejtën të kenë kontratat, të marrin pagat me kohë, pushimin e lehonisë,e të drejtën e organizimit sindikal, dhe sipas tij kjo reailzohet me rritjen e numrit të inspektorëve të punës.
 
Sahiti bënë thirrje që mos të lejohen fëmijët të punojnë punë të rënda fizike, duke shprehur shqetësimin për numrin e madh të papunësisë së të rinjve.
 
 “Të rinjtë do të thotë duhet të angazhohen çdo ditë në përmirësimin e kushteve të tyre në këtë rast edhe punësimit, dhe ne si Kuvend nuk kemi parapa vetëm këtë aktivitet, me planin tonë të punës për vitin 2014, ne kemi parapa edhe çështjen e punësimit, ku për ditën ndërkombëtare të rinjve qëështë 12 gushti ne kemi parapa një organizim masiv të rinjve, me të cilin ne do të kërkojmë të drejtat tona, dhe nëse ato të drejta nuk merren parasysh, atëherë ne do t’i përdorim të gjitha mekanizmat, që me arrit qëllimet tona për përmirësimin e kushteve tona”, thotë Sahiti.
 
Aktivitetin e përkrahën edhe një grup i studentëve të ardhur nga Gjermania, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, për një seminar lidhur me të drejtat e punëtorëve dhe organizimin sindikal.
 
Ata thonë se çuditën nga mënyra e shënimit të ditës së një majit në Prishtinë, pasi në vendin nga vijnë organizohen tubime për të folur për të drejtat e punëtorëve.
 
 “Kemi një seminar këtu me të drejtat e punëtorëve dhe sindikata, kështu po qudinta pak se këtu në Prishtinë më pak po sheh këtu mbledhje tubime, se në Gjermani është krejt ndryshe, këta për shembull, kryetari i Ulmit del, lufton për të drejtat e punëtorëve edhe me tjerë”, thotë Burim Ramosaj, nga Gjermania, student i matematikës në Universitetin e Ulmit.
 
Kurse, Kristof Shtof, student nga Gjermania, tha se në vendin e tij është një numër i qytetarëve që çdo vit protestojnë për kushte më të mirë në punë.
 
 “Atje disa njerëz rrinë në shtëpi, disa mbajnë protesta për të kërkuar kushte më të mira të punës, apo për të kërkuar rritjen e numrit të punëtorëve dhe për ta kundërshtuar mbylljen e fabrikave”, shprehet Shtof.
 
Gjatë ditës, të gjithë vullnetarët në aktivitetin e Kuvendit të Rinjve do të vazhdojnë sensibilizimin e qytetarëve edhe në parkun Gërmia./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike