Nga Kashari, kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri i është referuar rastit të zarfit të Viktor Tushaj në Lezhë, në banesën e një aktivisti të dhunuar.
Sipas Tahirit, shqiptari e ka zakon respektin. por jo korruptimin. Madje sipas tij, aktivisti u rrah për të marrë lekë.
“Nuk është e rrallë të në zënë sytë një kamikaz të ri politik që merr lek për t'u rrahur. Nuk është zakon i shqiptarti të të fusë zarf në xhep, nuk është zakon i shqiptarit të të korruptojë”.
Gjovalin Gjini është një prej përkrahësve të LSI-së në Lezhë që u dhunua dy net më parë.
Me herët, Tahiri publikoi ne Facebook videon ku kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i fut në xhep Gjovalin Gjinit një zarf.
Ndërsa Tahiri shkruajti në profilin e tij në Facebook “Shih e shkruaj thote populli, se sado te shkruash kur sheh keshtu skenash, cdo fjale eshte e tepert...” duke lënë të kuptohet se zarfi mund të ketë qenë me para.
Ky rast mori edhe vëmendjen e Metës, i cili e vizitoi personalisht. Ishte pikërisht në këtë takim, ku Meta bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit.
Gjatë fundit të këtij takimi, në një moment kur po zbresin shkallët, ish-kryetari i Bashkisë njëkohësisht kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i fut në xhep Gjovalin Gjinit një zarf.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com