Të ardhurat për frymë të shqiptarëve arritën në 4711,9 dollarë për frymë në vitin 2016. Kjo vlerë është sa 37 për qind e mesatares globale për këtë vit, përllogariti portali i të dhënave mbi ekonominë globale, Trading Economics.
Mesatarja globale e të ardhurave për frymë në vitin 2016 arriti në 12,732 dollarë, gati tre herë më e lartë se mesatarja e të ardhurave për frymë të Shqipërisë.
Ky krahasim tregon se Shqipëria ka një hendek të madh në arritjen e standardeve mesatare globale të nivelit të jetesës.
Disa studime rajonale tregojnë se Ballkanit në përgjithësi i duhet edhe të paktën 50 vite që të arrijnë nivelin ekonomik të vendeve anëtare të BE, por specifikisht Shqipërisë i duhen më shumë vite.
Sipas Trading Economics, PBB-ja për frymë në Shqipëri është rritur mesatarisht nga 2655 dollarë në vitin 1980, në 4711 dollarë në vitin 2016. Rekordi më i ulët i të ardhurave për frymë ishte në vitin 1992 ishte 1243 dollarë për frymë.
Në projeksionet e saj për ecurinë ekonomisë shqiptare për vitet në vijim përcaktohet se, kulmi i rritjes do të jetë këtë vit me rreth 3.4 për qind. Në tre vitet në vijim 2018, 2019 ekonomia e vendit do të rritet me ritme më të ulëta respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind, ndërsa ne vitin 2020 rritja ekonomike do të jetë 2.2 %.
Kjo periudhe parashikimi përkon me përfundimin e projektit të gazsjellësit TAP prej të cilit po buron edhe një pjesë e konsiderueshme e rritjes ekonomike të vendit. Kulmi i punimeve në këtë projekt është këtë vit, ndërsa dy vitet në vijim fluksi vjen në rënie./monitor
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com